Video/ Pak minuta pas tragjedisë! Publikohen pamje të reja nga aksidenti ku humbi jetën Diogo Jota

Sport

Video/ Pak minuta pas tragjedisë! Publikohen pamje të reja nga

Një kamionist ka filmuar Lamborghinin e futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota, vetëm pak minuta pas aksidentit, teksa makina po digjej. Vetë drejtuesi i kamionit e ka publikuar videon, ku shihet automjeti i shkatërruar në flakë, një pamje jashtëzakonisht e rëndë dhe tronditëse.

Futbollisti i njohur portugez humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor në Spanjën veriperëndimore, pranë qytetit Cernadilla.

Mjeti i tij tip Lamborghini dyshohet se ka pësuar një defekt në gomë gjatë një parakalimi me shpejtësi, çka bëri që makina të dalë nga rruga, të rrokulliset dhe më pas të shpërthejë në flakë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit të enjten. Jota, i cili luante për Liverpool-in dhe përfaqësuesen portugeze, nuk arriti të mbijetojë nga përplasja fatale. Bashkë me të, humbi jetën edhe i vëllai, gjithashtu futbollist. Lajmi ka tronditur botën e futbollit dhe miliona tifozë anembanë globit.

 

ME TE LEXUARAT