Efektivë të përfshirë në ndërtimet pa leje, AMP aksion në Sarandë e Ksamil

Aktualitet

Efektivë të përfshirë në ndërtimet pa leje, AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur një operacion të gjerë në Sarandë, Ksamil dhe zonat përreth, në kuadër të hetimeve mbi përfshirjen e dyshuar të efektivëve të policisë në ndërtime pa leje.

Sipas informacioneve paraprake, aksioni është shtrirë në disa pika të ndryshme të zonës bregdetare, ndërsa hetimet po fokusohen te veprimtaria e disa punonjësve të policisë që dyshohet se kanë favorizuar ose janë përfshirë në aktivitete të paligjshme ndërtimore.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se operacioni është në zhvillim e sipër dhe pritet të shoqërohet me masa të mëtejshme, përfshirë edhe arrestime të mundshme në Komisariatin e Sarandës.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi numrin e personave të përfshirë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe rolit të secilit efektiv të dyshuar.

ME TE LEXUARAT