“PS është kthyer në mur ku vendosen njoftime”, Erion Braçe: Bashkia nuk po qeveriset! Nuk kam kërkuar qokë, por ...

Erion Braçe ka folur për herë të parë më gjerë mbi kandidaturën e tij për Tiranën, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24.
Deputeti socialist u ndal te situata në kryeqytet, duke theksuar se Tirana po përballet me mungesë qeverisjeje dhe probleme të shumta infrastrukturore.
Sipas tij, vendimi për të hyrë në garë nuk lidhet me tensione politike apo përplasje me drejtuesit e PS-së, por me nevojën për një angazhim më të madh ndaj qytetit.
Braçe deklaroi se nuk kërkon “qokë” apo emërim të drejtpërdrejtë për Bashkinë e Tiranës, por një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës, ku të kontribuojnë të gjithë socialistët e kryeqytetit.
Sakaq, Braçe shtoi se PS po kthehet në një mur ku vendose njoftime, ndërsa thekson se partia ka nevojë për procese demokratike dhe garë për përzgjedhjen e njerëzve që do kandidojnë.
Erion Braçe: Kjo e dyta jo fare, sepse për çfarë më shërben të testoj nervat e kryeministrit. Ka gjëra të tjera si psh debati për tvsh e prodhimit bujqësor, se po e testoj. E kam menduar dhe gjatë, për shumë muaj pasi kam parë pas muajve që ishte evidente që Tirana që as po qeveriset dhe as po vetë-qeveriset. Ka një problem shumë të madh shërbimi kundrejt qytetarëve me të cilët ballafaqohem çdo ditë. Në segmente të ndryshëm që është Tirana. Jam marrë sot gjithë paraditen me korsitë e biçikletave. Dje një motor i mori jetën një çiklisti. Sot kam dalë në një kuadrat, qytetarët janë në kurth në korsitë e biçikileta aty ka dhe motor dhe makina.
Më ndalojnë njerëzit në rrugë dhe më thonë e ke seriozisht? Vazhdojnë më pyesin. Nuk e di nga se nisem. Jam shumë serioz me njerëzit. Nuk ndodh të tallem me ta.
Këto proceset ku energjizim quhen dy anëtarësime, nuk besoj se e energjizojnë. Procese të tilla e përfshijnë anëtarësinë që partia të jetë e hapur ku simpatizantët zgjedhin me votën njerëzit dhe rrugën që ajo parti duhet të ndjekë. Në 2005 kemi nisur një projekt të ri politik, që në 2013 na solli në pushtet. Vazhdoj të besoj në ato vlera.
Nuk më takon ta them ndryshon apo jo, gjykim shumë subjektiv. Them që procese që i kemi nisur në 2005, natyrisht nuk janë më. E kam thënë këto dy muaj, edhe gjatë momentit kur kërkoja këtë proces, janë procese që mungojnë. Jemi kthyer në një mur ku vendosen njoftime. Duhet të jetë një proces shumë i hapur, dialogu që shmang shumë keqkuptim, apo çdo prcocesi rebelimi në PS. I dobishëm është dialogu, çështje themelore që kanë të bëjnë me qytetarët.
Unë di që nuk jemi para zgjedhjeve. Krejt normale që të kërkoj një proces, jo një njoftim, jo një qokë. Kërkoj një proces dhe një energjizim të gjithë PS-së.
Nëse përmes këtij procesi jo vetëm unë por edhe të tjerë shprehin interesin për të kandiduar për bashkinë e Tiranës, bëhet një garë, patjetër mund të jetë cilido. Por me njoftim jo. Nuk ka gjasë që unë të pranoj një njoftim. Nëse themi që ky është akti demokracie brenda PS, duhet të zgjatet me një proces demokratik brenda PS.
Vazhdoj ta respektoj Edi Ramën si kreu i PS, ku anëtarët të jenë njerëz që e përdorin këtë instrument politik dhe vendosin me votë për njerëzit që duan ti përfaqësojnë. Ka që e mendojnë Edi Ramën si mbret, si njeriun që vendos i vetëm në PS. Nuk e njoh për të tillë. E mendoj fiks siç ju thashë. Siç vazhdoj ta mbështes mbi bazën e këtyre parimeve.
Nuk dua që mbështetja ime të shkojë dëm në modele që nuk janë në përputhje me parimet e demokracisë. Nuk më ka pëlqyer njoftimi i shtatorit. Sapo kishte nisur dhe një operacion për hapësirat publike. Isha shumë i fokusuar që ai operacion të ishte i barabartë i ligjshëm. Në një hapësirë si asambleja e PS, këto njoftime kanë filluar të bëhen të shpeshta dhe ai njoftim nuk më pëlqeu. Qeveria është atribut i tij, dhe ai ka të drejtën. Qeveria është punë e tij, detyrë e tij. Përzgjedhja e njerëzve, por jo për njerëz që paraqiten në zgjedhje. Shumë e rëndësishme të ndodhë kështu. Jo ashtu.


