Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset tejpërtej me barrierat metalike. Plagoset 22-vjeçari

Aktualitet

Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të

Një aksident i rëndë është regjistruar në hyrje të tunelit të Llogarasë, në aksin Orikum–Himarë, ku një automjet i drejtuar nga E.C, 22-vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka goditur barrierat anësore të rrugës, me njërën prej tyre që përshkoi në mes makinën.

Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që mbrojtëset metalike të depërtojnë në pjesën e përparme të mjetit dhe të shkaktojnë dëme të konsiderueshme.

Drejtuesi i mjetit u transportua me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por sipas informacionit zyrtar, është jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë qenë shkak për aksidentin. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT