Rritja e çmimeve të e energjisë në Europë, Reuters: Si hidrocentralet e komunizmit po ndihmojnë Shqipërinë

Aktualitet

Rritja e çmimeve të e energjisë në Europë, Reuters:

Agjencia Reuters i ka kushtuar një analizë rritjes së çmimeve të energjisë në Europë, duke theksuar ndikimin e tensioneve globale dhe krizës energjetike në rajon.

Në artikull, Shqipëria vlerësohet si një nga vendet më të mbrojtura nga kjo rritje, falë prodhimit të lartë të energjisë nga hidrocentralet, shumë prej të cilave janë ndërtuar gjatë periudhës komuniste dhe vazhdojnë të jenë pjesë kyçe e sistemit energjetik të vendit.

Sipas Reuters, lumi Drin dhe infrastruktura hidroenergjetike sigurojnë mbi 90% të prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri, duke ndihmuar në stabilizimin e çmimeve dhe uljen e varësisë nga gazi dhe nafta, krahasuar me shumë vende europiane.

Ndërkohë, shtetet e varura nga karburantet fosile po përballen me rritje më të forta të çmimeve, ndërsa vendet me më shumë energji të rinovueshme po rezultojnë më rezistente ndaj krizës.

Megjithatë, raporti nënvizon se Shqipëria mbetet e ndjeshme në periudha thatësire, kur detyrohet të importojë energji për të mbuluar kërkesën.

ME TE LEXUARAT