Zhduken pa gjurmë 3 fëmijë të mitur në Durrës, familjarët kërkojnë ndihmën e Policisë!

Tre fëmijë të mitur janë larguar nga banesat e tyre dhe rezultojnë të humbur pa gjurmë.
Policia e Durrësit konfirmoi rastin dhe bëri me dije se denoncimi për humbjen është bërë nga familjarët e tyre, por pa dhënë detaje për dinamikën dhe rrethanat e largimit të adoleshentëve të moshës 15-17 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, pasi kanë kallëzuar shtetaset Z. K., M. N., dhe H. L., se janë larguar nga banesa 3 fëmijët e tyre, të moshave 15 dhe 17 vjeç”, bëri me dije policia ditën e sotme (27 prill).
Menjëherë ka nisur hetimi dhe puna për gjetjen e tyre nëpërmjet kontrolleve, qelizave telefonike apo dhe rrjetit social e marrjes në pyetje të rrethit shoqëror.


