Aksident me 5 të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aktualitet

Aksident me 5 të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Mbyetit”.

Një automjet tip “Wolsvagen” është përplasur me mjetin tip “Tuareg” dhe si pasojë e goditjes së fortë dy drejtuesit e mjeteve dhe tre prej pasagjerëve që po udhëtonin me ta janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier.

Të lënduarit po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme në spital, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet Policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT