“GREQI / Stuhi e fortë në Halkidiki. Polygyros mbulohet nga breshëri (VIDEO)
Lajmifundit
/
31 Mars 2026, 22:12
Kosovë&Rajon

Një stuhi e fortë breshëri goditi Poligjirosin në Halkidiki në Greqi, duke mbuluar zonën me një shtresë të bardhë akulli, të ngjashme me borën.
Reshjet, të shoqëruara me erëra të fuqishme dhe shi, shkaktuan ndërprerje të trafikut dhe dëme në rrugë e automjete të parkuara. Degë pemësh u thyen dhe ranë në rrugë për shkak të erës së fortë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Helenik, sistemi i motit “Erminio” po sjell kushte të rrezikshme në të gjithë vendin, me stuhi të forta, reshje intensive dhe breshër lokal, që do të vijojnë edhe në ditët në vijim./Lajmi i Fundit