Aksident në Tiranë, përplasen dy makina në autostradë pranë Doganës
Lajmifundit
/
16 Mars 2026, 12:51
Aktualitet

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hënë në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në autostradë afër Doganës.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina të cilat kanë marrë dëmtime të shumta. Siç shihet edhe nga pamjet trafiku është bllokuar ndërsa ende nuk ka informacione nëse ka të lënduar.




