Sulmet ruse në Ukrainë shkaktojnë vdekje dhe plagosje masive ndërsa bisedimet e paqes ngecin

Bota

Sulmet ruse në Ukrainë shkaktojnë vdekje dhe plagosje masive

Dy persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë sulmeve ajrore ruse në Ukrainë, ndërsa trupat e Moskës intensifikuan ofensivën në një kohë kur bisedimet e paqes janë në ngërç.

Në rajonin e Khersonit, forcat ruse përdorën artileri, mortaja dhe dronë, duke vrarë një burrë 42-vjeçar kur një dron goditi makinën e tij.

Të tjerë 16 persona, përfshirë një të mitur dhe tre oficerë policie, u plagosën në sulme të ndryshme ajrore.

Një raketë balistike ruse goditi rajonin e Çernihivit, duke dëmtuar një biznes dhe duke shkaktuar një viktimë. Në Druzhkivka, rajoni i Donetskut, sulmet shkaktuan plagosjen e të paktën nëntë personave.

Guvernatori rajonal Vadim Filashkin deklaroi se qyteti “vazhdimisht është nën zjarrin e armikut”.

Sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP), forcat ruse përdorën më shumë dronë se kurrë gjatë marsit.

Megjithatë, për herë të parë në dy vjet e gjysmë, trupat e Moskës nuk arritën fitime territoriale dhe u detyruan të tërhiqeshin në disa zona, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW).

ME TE LEXUARAT