Autobusi i linjës Durrës- Plazh merr flakë në lëvizje
Lajmifundit
/
11 Shtator 2025, 15:28
Aktualitet
Një autobus i linjës urbane Durrës-Plazh ka marrë flakë në ecje ditën e sotme, duke vënë në rrezik jetën e shumë prej udhëtarëve që ndodheshin në të.
Një defekt në sistemin e frenimit dhe tymi janë konstatuar shpejt dhe drejtuesi i mjetit ka ndaluar.
Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës të qytetit i ka dhënë fund përhapjes së flakëve. Autobusi ndodhej pranë stacionit të trenit kur u konstatua tymi dhe më pas zjarri.