"Rama 4" merr 82 vota në Kuvend! Tensione në seancë, opozita godet Ramën me librin e Kushtetutës

Politikë

"Rama 4" merr 82 vota në Kuvend! Tensione në seancë,

Seanca e sotme e Kuvendit eshte shoqeruar me tensione nderkohe qe u mbyll në një kohë rekord, për vetëm 25 minuta.

Opozita nuk e ka lejuar kryeministrin Edi Rama të mbajë fjalën për prezantimin e programit qeverisës.

Pasi u kalua direkt në votim, dhe Rama u ul në ndenjësen e tij, deputetë të opozitës i kanë hedhur atij librin e kushtetutës.

Në momentin që nisën ta godasin, Rama u është drejtuar truprojave të Gradës që shkuan për të penguar sendet, duke u thënë: Lërini!

Pas reagimeve ne sallen e Kuvendit, mazhoranca kerkoi pushim e me pas, hodhi ne votim programin e qeverise, qe mori 82 vota dhe u miratua, ndonëse pritej që seanca të zgjaste për më shumë se 24 orë.

Mazhoranca vendosi të kalojë menjëherë në votim, pas dy paralajmërimesh nga kreu i qeverisë dhe drejtuesi i grupit të PS se nëse nuk do të lejohej debati do të votonte programin.

ME TE LEXUARAT