Erion Veliaj kërkon heqjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë, zbulohet data e seancës
Lajmifundit
/
18 Shtator 2025, 13:19
Politikë
Erion Veliaj kerkon ne gjykaten e larte heqjen e mases se sigurise ndaj tij.
Pas marrjes ne shqyrtim te kerkeses, Gjykata e Lartë cakton datën për seancën e radhës për Erion Veliajn, i cili ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
Burimet bejne me dije se relatore e ceshtjes do të jetë Albana Boksi ndersa data e caktuar është 2 tetor 2025, ora 13:35.
Ndërkohë, këtë të enjte, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur shortin për çështjen penale ndaj Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë.
Si gjyqtare për seancën paraprake është caktuar Etleva Deda.