Dëshmia e fortë e Leonardit Ademajt në Gjykatë: “E gjeta Naimin shtrirë në hotel, kishte porositur drekë”
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka dhënë dëshminë e tij sot para trupit gjykues.Ai ka treguar se pas aktit e kishte kërkuar dhëndrin e tij, Naimin, dhe të njëjtin e kishte gjetur të shtrirë në hotel madje siç deklaroi, ai kishte porositur edhe drekë në ato momente.
”Rreth orës 11 provova të kontaktoj me Naimin sepse nuk e dinim ku ndodhej.E thirra Valon Lluken, më tha: “Merre numrin e shoferit me të cilin është Naimi dhe fol me të.”
E thirra Betim Podrimqakun, më tha që Naimi është në Swiss.U nisëm me djalin e axhës, dajën dhe tezakun.
Na thanë se është lart në dhomë.
Ai ishte i shtrirë në shtrat, kishte disa gjëra ushqimore në tavolinë që i kishte porositur si drekë. Nga habia menduam se ishte i frikësuar, se po e përjetonte me dhimbje.I thashë: “A mundemi me shku në morg me pa Liridonën?”
Më tha: “Jo, nuk na lejohet.”
E thirra vetë spitalin, i thashë: “A mundemi me ardh me pa trupin?”
Shkuam, erdhi edhe Naimi.Mjeku tha: “Nëse keni ndonjë problem, mundeni me mos ardh.”
Naimi tha: “Kam problem me zemër, s’e di a muj me e pa.”Ai erdhi deri te dera, dhe vetëm nga dera e shikoi. Nuk hyri brenda”.