E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re gruaja e ish-kryepolicit
Lajmifundit
/
14 Korrik 2025, 14:32
Aktualitet
Një lajm i trishtë ka pllakosur familjen e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut.
Bashkëshortja e tij, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.
Elsa Rrumbullaku nuk ka mundur që të mposhtë sëmundje ne keqe nga e cila prej kohësh vuante. Pa çka luftës së saj dhe të familjarëve, ajo nuk arriti që të dilte triumfuese nga kjo betejë.
Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarët e saj, bashkëshorti e dy djemtë e saj, Marvin dhe Erlisi i dhanë lamtumirën e fundit këtë të hënë.