Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ja si është gjendja e të miturës
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një vajzë 17-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke u qëlluar me armë zjarri.
E reja, e cila ndodhej tek gjyshërit në lagjen “Kushtrimi”, është vetëplagosur me një pistoletë, duke marrë një plagë të rëndë në kokë. Familjarët e kanë transportuar me urgjencë në spital, ku sipas mjekëve, vajza mbërriti fillimisht e vetëdijshme, por më pas humbi ndjenjat dhe ra në koma.
Plumbi ka shkaktuar dy dëmtime serioze në kokë: një pranë syrit dhe një tjetër sipër kokës, ku edhe ka dalë jashtë. Aktualisht, 17-vjeçarja ndodhet e intubuar dhe në gjendje shumë të rëndë, ndërkohë që pritet të transferohet drejt Spitalit të Tiranës për mjekim të specializuar.