DETAJE/ E gjeti sipër të bijës dhe e qëlloi me tigan, nëna i del në mbrojtje vajzës nga përdhunuesi shqiptar

Aktualitet

DETAJE/ E gjeti sipër të bijës dhe e qëlloi me tigan,

Një 64-vjeçar me origjinë shqiptare është në kërkim nga policia greke, pasi u raportua për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara në banesën e saj në zonën e Kypselit, në Athinë. Ai nuk është gjetur ende, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Ngjarja u denoncua nga nëna e vajzës, Katerina Bekiari. Ajo rrëfen se, sapo u kthye në shtëpi, pa burrin 64-vjeçar mbi vajzën e saj. Në përpjekje për ta mbrojtur, mori një tigan dhe e goditi në kokë. Mes tyre pati përleshje fizike.

jë 64-vjeçar me origjinë shqiptare është në kërkim nga policia greke, pasi u raportua për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara në banesën e saj në zonën e Kypselit, në Athinë. Ai nuk është gjetur ende, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Ngjarja u denoncua nga nëna e vajzës, Katerina Bekiari. Ajo rrëfen se, sapo u kthye në shtëpi, pa burrin 64-vjeçar mbi vajzën e saj. Në përpjekje për ta mbrojtur, mori një tigan dhe e goditi në kokë. Mes tyre pati përleshje fizike.

Sipas raportimit të Protothema.gr, 64-vjeçari dyshohet se ishte njohur me nënën e 25-vjeçares në kuzhinën e një kishe. Denoncimi u bë nga nëna, e cila ka pohuar se e pa situatën përmes kamerave të shtëpisë dhe u kthye menjëherë me nxitim.

Ajo pretendon se, kur tentoi të telefononte policinë, u godit me grushte dhe shkelma. Pas incidentit, 64-vjeçari u largua dhe prej atëherë është shpallur në kërkim.

 

ME TE LEXUARAT