EMRAT/ Gjendet arsenal armësh në një fshat në Shkodër, arrestohen dy persona

Policia e Shkodrës gjatë një aksioni në fshatin Ura e Shtrenjtë ka sekuestruar një arsenal armësh zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike dhe targa të huaja.
Dy persona, Sami Meaj dhe Selim Myrtja, u arrestuan në flagrancë si të dyshuar për posedim të materialeve të sekuestruara dhe bashkëpunim me shtetasin R. M..
Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan: 11 armë zjarri,5506 fishekë luftarak,7 krehra arme zjarri automatike, 6 krehra pushke,35 metra fitil detonator,25.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 palë targa të huaja (njëra e Gjermanisë dhe tjetra e Austrisë).
Sipas hetimeve të para, të arrestuarit dyshohet se janë posedues të tyre dhe bashkëpunëtorë të një personi tjetër të shpallur në kërkim.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.


