Detaje nga aksidenti në Memaliaj/ 8 persona në spital, mes të lënduarve edhe dy drejtuesit e mjeteve

Aktualitet

Detaje nga aksidenti në Memaliaj/ 8 persona në spital, mes të

Detaje të reja janë bërë publike nga aksidenti i rëndë i ndodhur në aksin Tepelenë–Krahës, pranë vendit të quajtur Iliras, ku dy automjete u përplasën kokë më kokë.

Sipas informacioneve paraprake, 8 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë dhe po shqyrtohet transportimi drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia njoftoi se aksidenti ndodhi rreth orës 18:30, kur automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, u përplas me automjetin që drejtohej nga shtetasja L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe gjashtë pasagjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policise:

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT