Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur
Lajmifundit
/
29 Prill 2026, 19:42
Aktualitet

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në drejtime të kundërta.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.
Sipas mjekëve, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila po kryen hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.


