DETAJE nga arrestimi i nënkomisarit në Elbasan, i dha hua 50 mijë euro një personi dhe i bënte presion duke...

Aktualitet

DETAJE nga arrestimi i nënkomisarit në Elbasan, i dha hua 50 mijë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin e nënkomisarit të Policisë së Elbasanit, Edison Pemaj, i cili dyshohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Siç u bë me dije edhe më herët, efektivi u jepte hua me fajde personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet dhunës apo kanosjes kërkonte kthimin e shumave të mëdha monetare.

Ndërkohë, burime për mediat kanë bërë publike rastin, sipas të cilit, Pemaj i kishte dhënë hua 50 mijë euro një personi dhe i merrte kamatë çdo muaj 2 mijë euro.

Po ashtu, ai i kishte marrë peng edhe 5 automjete dhe ia mbante peng nën presion të vazhdueshëm, me qëllim kthimin e shumës me përfitime të larta. 

Vlen të theksohet se gjatë operacionit policior, u sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit në pronësi të personave të ndryshëm.

ME TE LEXUARAT