“Do të vijojmë çdo ditë”/ Protestuesit sfidojnë shiun para Kryeministrisë

Aktualitet

“Do të vijojmë çdo ditë”/ Protestuesit

Pavarësisht reshjeve të shiut, protestuesit kanë vijuar tubimin e tyre përballë Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës. Të pajisur me çadra dhe mjete mbrojtëse nga shiu, qytetarët kanë qëndruar në shesh duke përsëritur thirrjet dhe kërkesat e tyre.

"Asgjë nuk na ndalon", shprehen protestuesit, të cilët theksojnë se do të vazhdojnë të mblidhen çdo ditë deri në arritjen e qëllimeve të tyre. Reshjet e shiut nuk kanë ndikuar në pjesëmarrje, ndërsa atmosfera para Kryeministrisë mbetet e ndezur mes brohoritjeve dhe thirrjeve kundër qeverisë.

ME TE LEXUARAT