Tensionet mes gazetares së CNN, Isa Soares, dhe Edi Ramës po thellohen. Gazetarja publikon mesazhe nga protestuesit shqiptarë

Aktualitet

Tensionet mes gazetares së CNN, Isa Soares, dhe Edi Ramës po

Konflikti mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares së CNN, Isa Soares, ka marrë një kthesë të re. Disa ditë pasi Rama e kritikoi publikisht CNN-në në një panel në Romë, duke pretenduar se rrjeti amerikan i detyrohej një ndjesë Shqipërisë, Soares ka vendosur t'u jepte zë drejtpërdrejt qytetarëve që po protestojnë kundër qeverisë shqiptare prej mbi tre javësh.

Në një postim në Instagram, gazetarja shpjegoi se kishte marrë dhjetëra mesazhe nga pjesëmarrës në protesta dhe se, me lejen e tyre, do të ndante disa nga përvojat e tyre, duke ruajtur anonimitetin për të mbrojtur privatësinë e tyre.

Mesazhet e publikuara përbëjnë një listë të gjatë ankesash ndaj qeverisjes 13-vjeçare të Ramës. Sipas qytetarëve që iu drejtuan gazetares, zemërimi popullor nuk lidhet thjesht me një projekt të vetëm,  siç është ai i Ishullit të Sazanit por me një grumbullim pakënaqësish shumëvjeçare: korrupsion i përhapur, largim masiv i të rinjve nga vendi, varfëri, kapje e institucioneve publike dhe mungesë meritokracie.

Tensionet mes gazetares së CNN, Isa Soares, dhe Edi Ramës po

Disa nga temat kryesore që përsëriten në dëshmitë e qytetarëve:

Toka dhe mjedisi: akuza për grabitje tokash, privatizim të pasurive publike dhe dëmtim të zonave të mbrojtura, si Laguna e Nartës, e përshkruar si habitat i rëndësishëm për flamingot. Disa qytetarë e shohin termin "zhvillim" si mbulesë për shndërrimin e këtyre zonave në resorte luksoze për oligarkë.
Shëndetësia: ankesa për spitale në gjendje të keqe, mungesë barnash thelbësore (përfshirë për pacientët me kancer) dhe infrastrukturë të pamjaftueshme mjekësore.
Ekonomia dhe pushteti: shqetësime për përqendrimin e pushtetit pas më shumë se një dekade në krye të qeverisë, pensione të ulëta, kosto jetese në rritje dhe largim të vazhdueshëm të popullsisë.
Transparenca: kritika ndaj mungesës së debatit publik dhe llogaridhënies për projekte të mëdha, duke përmendur edhe çështjen e Zvërnecit përveç Sazanit.
Një frazë që përsëritet shpesh në mesazhet e publikuara është "Shqipëria nuk është në shitje" — slogan që është bërë i njohur edhe në protestat e rrugës.

Soares e mbylli postimin duke falënderuar të gjithë ata që i dërguan përvojat e tyre.

ME TE LEXUARAT