Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në SPAK
Lajmifundit
/
20 Maj 2026, 15:05
Aktualitet

Ylli Pango, i cili mbajti postin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve gjatë viteve 2007-2009, është paraqitur në SPAK në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen “Partizani”.
Pango është thirrur nga SPAK në cilësinë e dëshmitarit, për të dhënë sqarime lidhur me procedurat e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.
Ai u emërua në krye të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në mars të vitit 2007 dhe e ushtroi këtë detyrë deri në pranverën e vitit 2009.


