U plagos në shërbim! Ky është efektivi 20-vjeçar Arsen Toska! Te Trauma me paralizë të gjymtyrëve! Autori tentoi të ...

Aktualitet

U plagos në shërbim! Ky është efektivi 20-vjeçar
Zbardhen detaje të reja nga plagosja e efektivit të Policisë të Shtetit, Arsen Toska, i cili mbeti i plagosur me armën e tij të shërbimit gjatë shoqërimit të një të arrestuari drejt Komisariatit të Policia Kuçovë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, autori i dyshuar, Zamir Skënderi, është marrë disa herë në pyetje dhe ka deklaruar se nuk kujton asgjë nga ngjarja, duke pretenduar se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

“Nuk mbaj mend asgjë nga ajo që ka ndodhur pasi kam qenë nën efektin e lëndëve narkotike”, mësohet të ketë deklaruar 45-vjeçari para hetuesve.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kutalli, në Dimal, gjatë shoqërimit të të arrestuarit nga Fieri drejt Kuçovës. Gjatë transportit, dyshohet se Skënderi i ka marrë armën efektivit dhe e ka qëlluar brenda automjetit të policisë.

Autori u arrestua menjëherë nga efektivët e tjerë që ndodheshin në mjet, ndërsa po tentonte të largohej nga vendngjarja.

Paralelisht me hetimet e Prokurorisë së Beratit, po kryhen verifikime edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të përcaktuar nëse janë ndjekur procedurat standarde gjatë shoqërimit të të arrestuarit.

Hetimet po fokusohen gjithashtu edhe te fakti pse i dyshuari nuk iu nënshtrua kontrollit të imtësishëm, ndërsa dyshohet se kishte me vete një sasi lënde narkotike në momentin e shoqërimit.

 

ME TE LEXUARAT