Dritëhijet e plagosjes së 17-vjeçares në Vlorë, eksperti i sigurisë: Akti mund të jetë shtyrë nga…

Aktualitet

Dritëhijet e plagosjes së 17-vjeçares në Vlorë,

Të hënën një 17-vjeçare në Vlorë u dërgua me urgjencë nga familjarët e plagosur me armë zjarri. Policia u shpreh se e mitura ka tentuar të kryejë vetëvrasje, por kjo pistë thonë ekspertët duhet verifikuar në detaje.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në “Tirana Live” tha se ngjarja është shumë e rëndë. Ai theksoi se të gjitha elementë duhet të kalojnë në sitën e ekspertëve për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat. Sipas tij, gjetja e armës do të hedhë dritë të plotë mbi rrethanat e ngjarjes.

“Ngjarje traumatike, ngjarje shumë e rendë, sepse një vajzë adoleshente merr një akt final për të bërë vetëvrasje. Thuhet në media se për shkak të konfliktit në familje, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar veten.

Mbetet enigmë se si 17-vjecarja gjeti armën për të kryer aktin e rëndë. Akti mund të jetë nga presionet e mundshme që vijnë nga rrjete sociale.

Mund të jetë vrasje, duhet parë si është gjetur trupi i vajzës dhe pse janë fshirë gjurmët. Fakti që kërkojnë të fshehin ngjarjen tregon se ka patur shqetësim tjetër dhe jo dhimbjen e një 17-vjeçareje”, tha ai.

ME TE LEXUARAT