Skandal në burgje, Ylli Manjani shpërthen: A është normale të hyjnë eskortat e kriminelëve?”

Aktualitet

Skandal në burgje, Ylli Manjani shpërthen: A është normale

Në një valë skandalesh, u zbulua se në burgje si Reç, Drenovë, Fushë-Krujë, Peqin dhe paraburgimi 313 në Tiranë po lejohet hyrja e vajzave nga showbiz-i – jo për arsye familjare, por për takime “speciale” me të dënuar për krime të rënda.

Një prej rasteve më të fundit është në burgun e Reçit, ku dy vajza me inicialet R.R. dhe A.D., të njohura kryesisht për prezencën në rrjete sociale dhe emisione si “Big Brother” dhe “Për’puthen”, kanë zhvilluar takime pa transparencë të plotë me anëtarë të grupit “Bajri”.

Ylli Manjani, përfaqësues ligjor, ka komentuar këtë dukuri, duke e cilësuar si një skandal:

“Çështja është kur në burg hyjnë dashnoret, ose eskortat… Po ata që s’kanë gra si t’ja bëjnë?” 

Manjani përmend pabarazinë me rastin kur gratë e burgosurve nuk përfitojnë të njëjtat lehtësi për takime speciale. Gjithashtu, avokati Saimir Visha tërheq vëmendjen për rrezikun e mundshëm shëndetësor:

“Pas këtyre takimeve, ka një tjetër problem – SIDA në burgje dhe ka eskorta që kryejnë marrëdhënie seksuale live pa masa mbrojtëse”.

Si pasojë e këtij fenomeni, dy zyrtarë të burgut të Reçit – shefi i policisë Dylber Beqiri dhe drejtori i komanduar, Leonard Mardoda – janë pezulluar nga detyra për lehtësim të hyrjeve të tilla.

Ky trend është alarmant për sistemin penitenciar, i cili po lejon depërtimin e një klime informale dhe të paradigmave përtej qëllimit të izolimit dhe rehabilitimit. Për më tepër, mungon transparenca institucionale: deri më tani nuk ka një reagim zyrtar që konfirmon emra, shkakton masa administrastive të qarta, apo siguron një mekanizëm kontrolli për parandalimin e mëtejshëm.

ME TE LEXUARAT