“Dumani ka rreth 80 dosje në dorë si prokuror “/ TMERRON Karamuço: Braho i koduar dhe i pamëshirshëm

Aktualitet

“Dumani ka rreth 80 dosje në dorë si prokuror “/ TMERRON

Në një intervistë profesori Ervin Karamuço foli për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Brahos.

Gjatë intervistës, Karamuço vlerësoi punën e Altin Dumanit, ndërsa u shpreh se pozicionimi i tij do të jetë i njëjtë dhe se do të ruajë angazhimin në SPAK.

“Pozicionimi i Dumanit do të jetë i njëjtë. Dumani është njohur me zotin Brahio vetëm në SPAK. Ka pasur të tjerë me të cilët ka punuar më herët. Por mesa duhet bashkëpunimi ka qenë i frytshmëm dhe mendimi i tij për zotin Braho ka qenë pozitiv”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, Karamuço vlerësoi figurën e Klodian Brahos duke thënë se ka treguar se “është i pamëshirshëm”.

“Duhet llogaritur se zoti Domani vetë si prokuror ka rreth 80 çështje në dorë. Ato do të shikohen dhe do të shihet se çfarë punë është bërë. Pra thjesht ndryshon profili i drejtuesit.  Zoti Braho është më i koduar, nuk e ç’kodifikon lehtë, është i pamëshirshëm, nuk i njeh relatat shoqërore. Kjo krijon deri diku edhe frikë tek ata që kanë hallë”, tha ai.

 

ME TE LEXUARAT