EMRI/ Ky është ish-efektivi i policisë që u gjet i djegur brenda makinës në Llogara
Lajmifundit
/
15 Dhjetor 2025, 19:59
Aktualitet

Artjol Xhelo 32-vjeç, është ish-efektivi i cili u gjet i djegur brenda një makine, në Qafën e Llogarasë këtë të hënë.
Raportohet se Xhelo është nga Ura Vajgurore e Beratit dhe në vitin 2023 ka dhënë dorëheqjen nga strukturat e Policisë.
Ai u gjet i pajetë në sediljen e shoferit dhe paraprakisht dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës, duke u lyer me benzinë dhe duke i vënë flakën vetes brenda mjetit.
Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë fakti se 32-vjeçari nuk po gjente dot një punë. Sipas raportimeve ai u kishte thënë familjarëve se nuk do kthehej në shtëpi nëse nuk do gjente punë sot.


