Durim Bami mbetet tek "313"-a! Burgjet refuzojnë lëvizjen e të fortit të Niklës

Aktualitet

Durim Bami mbetet tek "313"-a! Burgjet refuzojnë lëvizjen e

Durim Bami do vijojë të qëndrojë në ambientet e paraburgimit nr. “313” në Tiranë dhe për sigurinë e tij fizike, do kujdeset shërbimi policor i burgjeve pranë këtij institucioni. Ky është vendimi i marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila refuzoi kërkesën e të arrestuarit, Durim Bami, për tu transferuar në ambjentet e IEVP-ë Fushë-Krujë, zonë kjo ku influenca e Durim Bamit është e madhe.

Sipas gazetarit Elton Qyno, vendimi për refuzim të kërkesës për transferim vjen për shkaqe të ndryshme, ku më kryesorja është ajo e mosgarantimin të transportit çdo javë nga burgu i Fushë-Krujës në ambientet e Gjykatës së Posaçme SPAK.

Pikërisht në këtë gjykatë ndaj Durim Bamit dhe personave të tjerë ka filluar procesi gjyqësor, dhe nisur nga kjo situatë Bami, do të duhet të lëvizë thuajse çdo javë për tu përballur në gjyq me 3 akuzat e ngritura nga SPAK. Por lëvizja e Bamit në një segment rrugor nga Fushë-Kruja, Nikla dhe Kamza drejt Tiranës, për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve është e pamundur logjistikisht, pasi të paktën duhen 28 gardianë dhe njëherësh patrulla policie.

Ndërsa qëndrimi i Durim Bamit, sipas burimeve të Drejtorisë së Burgjeve, nuk ka asnjë kosto për institucionin për shkak se nga ambientet e burgut Nr.313 nëpërmjet një tuneli nëntokësor, Bami, shoqërohet direkt në sallën e gjyqit.

Durim Bami mbërriti në Shqipëri për shkak të një ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai u shoqërua në burgun Nr.313 në Tiranë. Por një ditë më pas, Bami përmes avokatit të tij Ilir Murati, kërkoi transferimin e tij në paraburgimin e Fushë-Krujës, pasi qëndrimi në burgun e Tiranës i rrezikonte jetën për shkaqe se në të njëjtin burg ndodhet dhe Emiljano Shullazi, i cili ka dashur ta vrasë Bamin.

Kujtojmë se Durim Bami është një nga anëtarët e bandës së Niklës. Ai u arrestua në Dubai në tetor të vitit 2024 dhe u ekstradua në Tiranë më 26 shkurt 2026. Bami ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Ai akuzohet se kishte organizuar dhe porositur vrasjen e mbetur te tentative e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur. Njëherësh, Durim Bami akuzohet edhe për “Sigurim të kushteve për të kryer vrasjen e Hektor alias Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasit, dy miqtë e ngushtë të Ervis Martinaj.

ME TE LEXUARAT