Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 34-vjeçari

Aktualitet

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 34-vjeçari

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar ditën e sotme në Tiranë në Rrugën e Kavajës.

Policia njofton se rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç.

Ky i fundit  ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia i ka identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje  dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

ME TE LEXUARAT