VIDEO shokuese: Gruaja nga Kombinati dhunon foshnjën e vet vetëm pesë muajshe

Aktualitet

VIDEO shokuese: Gruaja nga Kombinati dhunon foshnjën e vet vetëm

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një e re e cila dyshohet të jetë nëna e fëmijës, prej ditësh dhunon fizikisht një foshnje pesë muajshe. Sipas denoncimit të bërë nga një qytetar për emisionin investigativ “Stop”, thuhet se e reja ka të njëjtën sjellje çdo natë me foshnjën në fjalë.

“Doja të bëja një denoncim për një rast dhune ndaj një fëmije 5-muajsh. E kam të filmuar me video dhe kjo gjë përsëritet çdo natë. Është diçka shumë e tmerrshme të shikosh një fëmijë të kësaj moshe duke u dhunuar. Ju shkruaj juve sepse këta persona duhet të përgjigjen dhe të gjejnë vendin që u takon. Ngjarja ndodh në Tiranë, në zonën e Kombinatit, dhe dhuna ushtrohet çdo natë….Është turp të trajtosh kështu një bebe!”, shkruhet në denoncimin e bërë për “Stop”.

Referuar videos së publikuar në rrjet nga faqja e “Stop”, shikohet momenti kur e reja dhunuese i bërtet foshnjës vetëm se ky i fundit nuk fle dot gjumë. Rasti merr përmasa më të rënda pasi nëna e re shikohet në disa fragmente duke e përplasur në karrige foshnjën. 

“Ec e dreq tani, fli gjumë aty. A ti je rrotë, rri mirë këtu, mashtrues. Nuk do të bësh gjumë ti. Ec re” dëgjohet duke thënë nëna e re në videon e publikuar.

Teksa shfaqet duke i bërtitur foshnjës, e reja duket se ka dhe një sjellje agresive dhe jonormale me beben, pasi me telefon në dorë duke parë në platformën sociale “TikTok” ajo shfaqet duket përkundur me këmbë suxholinon e vogëlushit.

Në lidhje me rastin në fjalë kërkohet publikisht ndërhyrja e autoriteteve vendase, të cilët duhet të marrin masa për sjelljen e turpshme të të resë ndaj foshnjës.

ME TE LEXUARAT