E rëndë në Maliq, 61-vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me çifte
Lajmifundit
/
10 Shkurt 2026, 13:55
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Vashtëmi të bashkisë së Maliqit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 61-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me çifte.

Viktimës para 3 muajsh i ka ndërruar jetë bashkëshortja dhe jetonte me të ëmën, e cila e ka gjetur të pajetë. Fëmijët e 61-vjeçar mësohet se janë jashtë shtetit.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e incidentit dhe identiteti i viktimës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.


