Gazetarja goditet me plumb gome nga policia gjatë një proteste në Los Anxhelos

Bota

Gazetarja goditet me plumb gome nga policia gjatë një proteste në

Një gazetare u plagos pasi u godit nga një plumb gome ndërsa po raportonte mbi një protestë kundër bastisjeve të imigracionit në Los Anxhelos.

Edhe një fotograf britanik u plagos gjatë përplasjes, ndërsa policia përdori plumba gome për të shpërndarë turmën.

Lauren Tomasi, korrespondente amerikane për Nine Neës, ndodhej jashtë Qendrës Metropolitane të Paraburgimit në qendër të Los Anxhelosit kur u godit nga një plumb gome, në momentin që oficerët e policisë filluan të ndërhynin për shpërndarjen e protestuesve.

“Pas orësh qëndrimi në heshtje, kjo situatë tani është përkeqësuar me shpejtësi, policia e Los Anxhelosit po hyn me kuaj, duke qëlluar me plumba gome drejt protestuesve, duke i zhvendosur ata nëpër zemër të Los Anxhelosit”, tha ajo në raport.

Vetëm pak çaste më vonë, ajo dëgjohet dhe shihet duke u goditur nga një plumb gome gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

ME TE LEXUARAT