LAJM I FUNDIT/ Ish-kryebashkiku i Kavajës Elvis Roshi paraqitet në SPAK

Politikë

LAJM I FUNDIT/ Ish-kryebashkiku i Kavajës Elvis Roshi paraqitet në

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur sot në SPAK.

Mësohet se Roshi është marrë i pandehur, teksa më 17 maj Prokuroria e Posaçme i sekuestroi celularin dhe ushtroi kontrolle personale nën dyshimin për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit.

Roshi bëri fushatë për kushëririn e tij, Elton Roshi, që kandidonte për PD-ADSHM-në e Sali Berishës, i cili mori 5233 vota gjatë garës në qarkun e Tiranës, duke u renditur i 7-i në listën e hapur.

Kontrollet dhe veprimet proceduriale hetimore janë kryer me urdhër të prokurorit të SPAK, Ervin Kondili, që ka në dorë çështjen në fjalë.

ME TE LEXUARAT