LAJM I FUNDIT, KAS vendos rihapjen e të gjitha kutive të votimit në Fier
Kutite e votimit te zgjdhjeve te 11 majit ne Fier do te rihapen per tu rinumeruar.
Vendimi eshte marre diten e sotme.
Me kërkesë të dy anëtareve, KAS vendos hapjen e të gjitha kutive të qarkut Fier.
Vendimi u mor, pas kërkesës së dy anëtarëve të Partisë Demokratike në KAS.
Pas vendimit, tashme pritet të rinumërohen votat e partive politike dhe të kandidatëve në qarkun e Fierit.
Më herët, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur për rinumërimin e votave për partitë politike dhe kandidatët edhe në qarkun e Tiranës.
NJOFTIMI
KAS vijoi shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.47, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt:”
1.Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1317, datë 23.05.2025, të KSHZ
- "Për miratimin e Tabelës Permbledhëse të Rezultatit të votimit në zonên zgjedhore Qarku Fier, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025".
2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 ne zonën zgjedhore Qarku Fier. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar persëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërise në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Fier ”.
Me shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesat e Koalicionit PD-ASHM për hapjen kutive të 3 qendrave të votimit 3020/00, 3134/00, 2903/00 dhe Koalicionit Shqipqria Behët për hapjen e të gjithë kutive të qarkut Fier, si kërkesa të pa mbështetura në ligj dhe në prova.
Ndërkohë, bazuar në nenin 136, pika 3 e Kodit Zgjedhor, anëtarët z. Elvis Çefa dhe z. Ledio Braho kërkuan që të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Fier, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për votimin brenda vendit.
Ky proces do të fillojë pasi të përfundojë këqyrja për qarkun e Tiranës.