Mateo dhe Brikena kurorëzojnë dashurinë e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP

Showbiz

Mateo dhe Brikena kurorëzojnë dashurinë e tyre brenda

Mateo dhe Brikena janë bërë çifti i dytë që kurorëzon dashurinë e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP, vetëm një ditë pas propozimit romantik që Mateo i bëri Brikenës.

Ky moment vjen menjëherë pas dasmës së parë të Selin dhe Gimbos, duke shndërruar shtëpinë në një vend të veçantë për histori dashurie të paprecedentë.

Gjatë darkës së mbrëmshme në shtëpi, ku Brikena i tha “PO” Mateos, Vëllai i Madh i dorëzoi çiftit një Zarf të Bardhë, që i jepte mundësinë të organizonin një ceremoni të veçantë dhe të kurorëzonin lidhjen e tyre para të gjithë banorëve dhe kamerave.

Çifti u përqafua dhe shijoi momentin e tyre të veçantë, ndërsa banorët e tjerë dhe publiku reaguan me emocione dhe duartrokitje.

Ceremonia u shoqërua me atmosferë festive, ku muzika, dekorimet dhe emocionet e çiftit krijuan një moment të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit.

Dashuria e tyre, e cila nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, tashmë mori një formë më të qëndrueshme dhe simbolike, duke treguar se ndonjëherë rrugët më të papritura mund të çojnë drejt histori dashurie të veçanta.

ME TE LEXUARAT