Astronautët e Artemis II arrijnë distancën më të largët nga Toka në historinë njerëzore

Katër astronautët e misionit Artemis II të NASA kanë vendosur një rekord historik duke arritur distancën më të largët nga Toka që njeriu ka prekur ndonjëherë.
Ekuipazhi, i përbërë nga Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe astronauti kanadez Jeremy Hansen, udhëton prej javës së kaluar në kapsulën Orion, e nisur nga Florida.
Ata pritet të arrijnë një distancë maksimale prej rreth 252,760 miljesh, duke tejkaluar rekordin 56-vjeçar të misionit Apollo 13 me afro 6,600 kilometra.
Gjatë këtij momenti historik, ekuipazhi do të kalojë mbi anën e errët të Hënës, duke e vëzhguar atë nga rreth 4,000 milje lartësi, ndërsa Toka do të shfaqet si një objekt i vogël në sfond.
Ky kulm i misionit gati 10-ditor shënon fluturimin e parë testues me ekuipazh në kuadër të programit Artemis, që synon rikthimin e astronautëve në sipërfaqen e Hënës deri në vitin 2028 dhe ndërtimin e një baze amerikane, si hap drejt misioneve të ardhshme në Mars.
Fluturimi rreth Hënës do të zgjasë rreth gjashtë orë dhe do të shoqërohet me ndërprerje të përkohshme të komunikimit, pasi sateliti natyror do të bllokojë lidhjen me rrjetin e NASA-s në hapësirë të thellë.


