Goditet “foleja” e prostitucionit në Tiranë, arrestohen 2 shtetase nga Kina
Lajmifundit
/
27 Prill 2026, 16:19
Aktualitet

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë, ka zhvilluar operacionin e koduar “Foleja 6”, pas informacioneve për ushtrim prostitucioni në një apartament me qira në zonën e rrugës “Myslym Shyri”.
Si rezultat i ndërhyrjes, u arrestuan dy shtetase me origjinë nga Kina, të moshës 40 dhe 38 vjeçe, të dyshuara për ushtrim të prostitucionit në ambientin e marrë me qira.
Gjithashtu, policia ka nisur procedim penal edhe ndaj tre personave të tjerë, të dyshuar si të përfshirë dhe përfitues nga kjo veprimtari e paligjshme.
Materialet i janë kaluar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.


