Përfundon mbledhja e PS/ Zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat e kabinetit qeveritar

Politikë

Përfundon mbledhja e PS/ Zbulohen porositë e Ramës për

Ka përfunduar mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar me pjesëmarrjen e ministrave të kabinetit qeveritar.

Gjatë diskutimeve, kryeministri Edi Rama ka kërkuar rritjen e angazhimit në terren, me fokus te komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ai theksoi nevojën për intensifikimin e takimeve, por edhe për përforcimin e mesazheve në rrjetet sociale.

Sipas Ramës, vëmendja duhet të përqendrohet veçanërisht te çështjet që lidhen drejtpërdrejt me sfidat e integrimit, duke veçuar sigurinë ushqimore si një nga prioritetet kryesore.
Në fjalën e tij, kryeministri u ndal gjithashtu te nevoja për rienergjizimin e anëtarësisë së Partisë Socialiste, duke kërkuar një rol më aktiv të strukturave në funksion të objektivave politike dhe integruese të vendit. “Vijoni me intensitet komunikimin për integrimin.”, mësohet të jetë drejtuar Rama.

ME TE LEXUARAT