I dënuar për mosdeklarim pasurie, Gjykata e Lartë prish vendimin për ish-anëtarin e KPA-së Ardian Hajdari

Aktualitet

I dënuar për mosdeklarim pasurie, Gjykata e Lartë prish vendimin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e mëparshëm ndaj ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, i cili ishte dënuar për mosdeklarim pasurie.

Sipas raportimeve, Hajdari kishte paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërsa gjyqtari Gent Shala ka vendosur prishjen e vendimeve të dhëna më herët ndaj tij.

Ish-gjyqtari i vettingut ishte hetuar nga SPAK pas një kallëzimi të bërë nga prokurorë të shkarkuar.

Më parë, ai ishte dënuar me gjashtë muaj burg, dënim që më pas ishte konvertuar në shërbim prove.

ME TE LEXUARAT