“Nuk vinte në punë”/ Hita shkarkon nga detyra Uljan Shpatarakun

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka përjashtuar nga radhët e policisë Ulian Shpatarakun.
Sipas burimeve, masa e marrë ndaj tij lidhet me mosparaqitje të rregullt në detyrë dhe mungesë në punë, pavarësisht funksionit që mbante në strukturat e policisë.
Më herët, në muajin mars, Shpataraku ishte pezulluar për të njëjtat arsye, përfshirë moszbatimin e dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale.
Ai mbante detyrën e Asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit dhe dyshohet se mungesat e tij lidheshin edhe me angazhimet akademike.
Sipas procedurave, efektivi ka të drejtë ankimi ndaj vendimit, i cili do të shqyrtohet nga komisioni përkatës brenda një muaji.


