Dhunimi i punonjëses së OSHEE, arrestohet i riu që ndihmoi autorin të largohej nga vendngjarja!

Aktualitet

Dhunimi i punonjëses së OSHEE, arrestohet i riu që ndihmoi

Është vënë në pranga një 30-vjeçar mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”.

Në ngjarje e sotme mbeti e dëmtuar me sende të forta shtetasja me iniciale R. H., 37 vjeçe, e cila u dhunua teksa shkoi në lokalin e 38-vjeçarit për të kontrolluar sahatin dritave.

"Ndihmoi autorin e ngjarjes së ndodhur ditën e sotme, të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 30-vjeçari.  Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit që goditi me sende të forta punonjësen e Oshee-s, në lokalin në posedim të tij, në rrugën “Artan Lenja”.

Sekuestrohet automjeti i 30-vjeçarit, me të cilin u largua autori. Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në rrugën "Artan Lenja", ku mbeti e dëmtuar me sende të forta shtetasja R. H., 37 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit" dhe “Moskallëzim krimi”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin S. C., 38 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes.Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 38-vjeçarit.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

ME TE LEXUARAT