SPAK "sherr" me Gjykatën, s`pranon të nisë hetimet për Olta Xhackën dhe Artan Gacin

Aktualitet

SPAK "sherr" me Gjykatën, s`pranon të nisë hetimet

SPAK ka ankimuar vendimin me te cilin Gjykata e Posaçme urdhëroi Prokurorine e Posacme të regjistrojë procedim penal për ish-ministren Olta Xhaçka dhe për bashkëshortin e saj Artan Gaçi.

Diten e sotme, njoftohet se organi i akuzës ka ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion.

Prokuroria e Posaçme pretendon se ka kryer veprime të shumta hetimore, të cilat kanë konsistuar ndër të tjera edhe në veprimtarinë e kryer nga shtetasi Artan Gaçi në kuadër të bashkëpunimit të supozuar apo dhe qoftë dijenisë së tij rreth ekzistencës së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet të cilëve është përfituar edhe toka e llojit truall. 

Organi i akuzës ndër të tjera sqaron se asnjë e dhënë e sipërfaqeve konkrete nuk ka rezultuar në lidhje me përfitimin e trojeve të sekuestruara apo konfiksuara për shkak të detyrës që ushtronte në atë periudhë subjekti i posaçëm Olta Xhaçka.

ME TE LEXUARAT