I shpërtheu tritoli në duar, procedohet penalisht 29-vjeçari nga Tepelena. Si paraqitet gjendja shëndetësore e dy të rinjve

Aktualitet

Pas ngjarjes së rëndë në fshatin Mamaj të Tepelenës, ku dy të rinj mbetën të plagosur rëndë pas shpërthimit të një lënde plasëse Policia ka proceduar penalisht njërin prej tyre, 29-vjeçarin Xhuliano Sala, për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas hetimeve paraprake, lënda plasëse i ka shpërthyer në duar.

Në vendngjarje janë gjetur gjithashtu fitil zjarrpërcjellës dhe municione luftarake, të cilat dyshohet se ndodheshin në një magazinë pranë banesës së tij, ku ndodhi edhe shpërthimi aksidental.

I plagosur ka mbetur edhe shoku i tij, Lusien Shehu. Të dy ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën, sipas mjekëve.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT