OKB: Lufta në Iran mund të shtyjë mbi 30 milionë njerëz drejt varfërisë

Bota

OKB: Lufta në Iran mund të shtyjë mbi 30 milionë njerëz

Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se më shumë se 30 milionë njerëz në botë mund të shtyhen sërish në varfëri, edhe nëse konflikti i lidhur me Irani përfundon menjëherë.

Sipas përfaqësuesit të UNDP-së, Alexander De Croo, humbjet ekonomike globale llogariten në 0.5–0.8% të PBB-së, duke goditur veçanërisht vendet më të cenueshme.

Ai deklaroi se rreth 32 milionë njerëz rrezikojnë të bien në varfëri për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, ushqimit dhe pasigurisë globale. Sipas tij, remitancat në rajonin e Azi-Paqësorit, që arrijnë rreth 100 miliardë dollarë në vit, po bien ndjeshëm.

De Croo paralajmëroi gjithashtu se efektet më të rënda mund të ndihen në muajt e ardhshëm, veçanërisht në sektorin e ushqimit, për shkak të sezonit të mbjelljeve dhe mungesës së plehrave, që mund të ulë prodhimin bujqësor dhe të rrisë pasigurinë ushqimore.

ME TE LEXUARAT