Parandalohet ngjarja e rëndë në Tiranë! Qytetarja pranë Prokurorisë tenton të …

Një ngjarje e rëndë është parandaluar pasditen e sotme në Tiranë, pranë Prokurorisë së kryeqytetit, ku një qytetare ka tentuar të vetëdëmtohet duke kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, efektivët e Policisë Rrugore kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke u afruar për ta qetësuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Në video, qytetarja dëgjohet duke kërkuar që të mos preket dhe duke përsëritur se do të vetëdigjej, ndërsa efektivët përpiqeshin ta bindnin të hiqte dorë nga veprimi.
Ajo shprehet gjithashtu me akuza ndaj institucioneve, duke pretenduar për probleme me Policinë e Kamzës dhe vështirësi personale që e kanë çuar në këtë gjendje të rënduar emocionale.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, situata është vënë nën kontroll dhe është parandaluar një ngjarje me pasoja të rënda.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit, ndërsa pritet që në vijim të sqarohen rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje.


