Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm

Aktualitet

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm, duke pasuar në këtë post Shkëlqim Hajdarin.

Për pozicionin në fjalë ishte bërë shpallja e vendit vakant pas dorëheqjes së Hajdarit, i cili është emëruar prefekt i Tiranës. Pas aplikimit, Dashnor Sula ka rezultuar kandidati i parë mes rivalëve të tjerë.

Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend. Ai  ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë.

Gjatë periudhës 1991-1992 ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore Elbasan. Më vonë ai ka ushtruar detyrën e prokurorit në qytete të ndryshme të vendit, si: 1992-1993 prokuror Rrethi Peqin-Elbasan, 1993-1996 Prokuror Rrethi Elbasan, 1996-2001 dhe 2003-2005 prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë, 2001-2002 prokuror në Prokurorinë e Apelit Gjirokastër.

ME TE LEXUARAT