'Tirana ka vajza të jashtëzakonshme', nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez pasi i doli emri te dojsa ‘Epstein’

Bota

'Tirana ka vajza të jashtëzakonshme', nisin hetimet për

Norvegjia ka nisur një hetim ndaj ish-kryeministrit Thorbjorn Jagland, nën dyshimin për korrupsion që rrjedh nga kontakti i tij me financierin amerikan dhe shkelësin seksual Jeffrey Epstein.

Në një deklaratë të enjten, agjencia norvegjeze kundër korrupsionit, Okokrim, tha se i kërkoi Ministrisë së Jashtme të heqë imunitetin e dhënë Jagland si ish-diplomat. Shefi i Okokrim, Pal Lonseth, tha se hetimi do të përqendrohet në faktin nëse Jagland ka marrë dhurata ose favore në lidhje me pozicionet e tij.

Jagland përmendet disa herë në një mori faqesh të publikuara javën e kaluar nga autoritetet amerikane për Epstein.

Në një email drejtuar Epstein në 25 maj të 2012-ës, Jagland shkroi: “Kam qenë në Tiranë (Shqipëri) vajza të jashtëzakonshme.”

"Do të shkoj në Jordani, Palestinë dhe Izrael. Do të kthehem të enjten....Nëse nuk e keni telefonuar ende Barbara Daniels, "ju lutem më njoftoni"... Bill Richardson do të donte të telefonate", shkruhet ndër të tjera në mesazh.

Jagland shërbeu si kryeministër nga viti 1996 deri në vitin 1997. Ai ishte sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës nga viti 2009 deri në vitin 2019 dhe kryesoi Komitetin Norvegjez të Nobelit nga viti 2009 deri në vitin 2015.

ME TE LEXUARAT