Atentat i dështuar me eksploziv, shoferi pikas lëndën e dyshimtë në makinë dhe… Çfarë ndodhi në Sarandë

Aktualitet

Atentat i dështuar me eksploziv, shoferi pikas lëndën e

Një atentat me eksploziv është parandaluar mbrëmjen e djeshme në zonën e Vrinës, në territorin e Bashkisë Konispol, falë reagimit të shpejtë të drejtuesit të mjetit, i cili ka konstatuar diçka të dyshimtë gjatë lëvizjes.

Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë se teksa po qarkullonte me automjetin e tij, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në aksin rrugor Shëndëlli–Vrinë, ka dëgjuar zhurma të pazakonta në mjet. Ai ka ndaluar menjëherë dhe ka konstatuar praninë e një lënde të dyshuar eksplozive.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur efektivë të shumtë të policisë dhe më pas edhe ekspertë të krimeve të renda nga Drejtoria e Policisë Vlorë dhe reparti anti-eksploziv i RENEA.

Nga informacionet e deritanishme, është mësuar së në mjetin tip “Nissan” me targa AA725LG, është konstatuar një sasi lëndë eksplozive e shpërndarë në sediljen e pasme të mjetit. Ekspertët janë duke punuar për caktivizimin e saj, ndërkohë që zona është rrethuar dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Shtetasi Mirash Gjikola rezulton person me precedentë penalë, i dënuar më parë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT